Duke parkuar veturën ngatërron pedalen e frenit me të gazit (Video)

Shpesh thuhet se gjatë ngasjes së veturës duhet të jeni të vëmendshëm, dhe në asnjë mënyrë të mos habiteni duke biseduar e në veçanti kur nuk jeni një shofer më përvojë, shkruan Mirror.

Fun

25/10/2015 17:31

Një video e postuar së fundmi në internet tregon se si një grua e cila ishte në veturë me një femër tjetër, gjatë parkimit të veturës në vend të pedales së frenit shtyp atë të gazit, transmeton lajmi.net.

Fatmirësisht në momentin kur ajo po e parkonte veturën nuk ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe, por kjo i mjaftoi që të kalojë trotuarin dhe të përfundojë në një rrugë tjetër e cila për pak sa nuk ua morri jetën.

Sipas gjuhës që ato përdorin gjatë bisedës duket të jenë ruse, kurse në përkthim thuhet se ajo ishte duke e kërkuar pedalen e frenit dhe pa dashje e ngatërron me atë të gazit. (lajmi.net)

YouTube player