Duke luajtur me zallë aty gjejnë një bebe 7 orëshe të mbështjellë në qese plastike (Video)

Disa fëmijë në një fshat, po luanin në një fushë, kur vunë re diçka që dilte nga rëra në një grumbull plehërash pranë. Një vështrim më i afërt u dha atyre pamjet e këmbëve të një foshnje.

Fun

28/03/2018 18:54

Fëmijët menjëherë thirrën të rriturit të cilët filluan të gërmonin. Disa minuta më fonë ata nxorrën një fëmijë të sapolindur nga toka dhe gjëja e pabesueshme ishte se ajo po jetonte ende, transmeton Lajmi.net

Ishte një vajzë e shëndoshë, e lindur vetëm shtatë orë më parë dhe me kërthizë të ngjitur në kohën kur u gjet. Ata menjëherë e dërguan në spital dhe pas spitalit do të dërgohet në një qendër të kujdesit shtetëtor. Babai i fëmijës është arrestuar dhe është akuzuar për vrasje në tentativë. Ai ka pranuar krimin, duke thënë se ishte shumë i varfër për ta rritur vajzën.

Ajo është quajtur “Dhartri” që do të thotë “toka”./Lajmi.net/