Duke luajtur me karta, mund të shëroheni nga këto sëmundje

Duket si punë shumë e thjeshtë, të luash me karta e të shërohesh!

Lifestyle

07/07/2016 08:41

Disa hulumtues kanadezë, kanë zbuluar se pacientët mund të luftojnë disa sëmundje e të përmirësojnë aftësitë e tyre me ndihmë të kartave, transmeton lajmi.net.

Ata kanë thënë se kjo lloj loje u ndihmon njerëzve për rehabilitimin motorik, që u bënë të mundur kryesisht të moshuarve, që të arrijnë të jenë në lëvizje, e për më tepër nuk do të kenë probleme të lëvizin këmbët dhe duart e tyre.

Doktor Gustavo Saposnik nga spitali Shën Michael në Toronto tha: “Me teknologjinë e re, të gjithë kanë tendencë të mendojnë se teknologjia moderne është më e mirë se strategjitë e vjetra, por kjo nganjëherë del të jetë e kundërta. Në këtë studim kemi gjetur se aktivitete shumë të thjeshta rekreative që mund të zbatohen ngado, janë shumë më efektive se sa teknologjia”.

Hulumtuesit, kanë studiuar gjatë këtë gjë dhe kanë zbuluar se kjo është një lloj terapie rehabilitimi për pacientët, që ndihmon në aftësitë e gjymtyrëve.

Ky ekip kanadez, ka rekrutuar 141 pacientë të cilët kishin pësuar goditje në zemër kohëve të fundit, ndërsa tani me ndihmë të tyre për t’i inkurajuar që të luajnë karta, ata arrijnë të lëvizin duart dhe tërë krahët, madje edhe kanë filluar të ngrihen vetë në këmbë.

Ata, konsiderojnë se është e nevojshme të luajnë me karta dy herë në javë, duke thënë se kjo terapi është shumë e dobishme.

Përveç kësaj, Alexis Wieroniey një hulumtues nga kjo fushë, tha se rezultatet kanë pasur efekt edhe tek pacientët që kanë pasur gjakderdhje të brendshme.

Tek të gjithë personat që nuk arrijnë të lëvizin krahët, duart, këmbët, kanë mpirje dhe dobësi nëpër trup, gjakderdhje dhe probleme në të folur e përgjithësisht në lëvizshmëri, këta hulumtues rekomandojnë që të luajnë sa më shumë me karta, sepse është e thjeshtë dhe shumë e dobishme. /lajmi.net