Dukagjin Lipa sjell pamje nga pushimet në Shqipëri

Babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa aktualisht ndodhet në Shqipëri.

ShowBiz

23/07/2018 11:04

Si destinacion për të pushuar ka zgjedhur një nga bregdetet shqiptare së bashku me gruan e tij, Anesën, shkruan lajmi net.

Në fotot e publikuara në Instagram ai duket se po kalon momente të lumtura e që sjell disa pamje të mrekullueshme nga atje.

Ai po ashtu ka ardhur në Kosovë për koncertin e Duas që mbahet me 10,11 dhe 12 gusht në ‘Sunny Hill Festival’.

Përpos Duas, të pranishëm do jenë edhe shumë fytyra të njohura publike. /Lajmi.net/