Duka zgjedh trajnerin e ri, ia vendos menjëherë një kusht (FOTO) – Lajmi.net
Duka zgjedh trajnerin e ri, ia vendos menjëherë një kusht (FOTO)
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Lajme futbolliSport 23:39, 27 June 2017
Xhankarlo Kamoleze është shumë pranë stolit të përfaqësueses shqiptare, nëse pranon kushtin që i ka vënë presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Sipas asaj “Eurosport”, atij i është ofruar një kontratë dyvjeçare për të zënë vendin e lënë bosh nga Gianni de Biasi i cili dha dorëheqjen pas ndeshjes mes Izraelin. Por për të nënshkruar, ai duhet të pranojë më parë edhe kushtin që me sa duket ka kreu i FSHF-së për trajnerin e ardhshëm, atë që në fakt nuk ia ka kërkuar asnjëherë De Biasit: kualifikimin në Botërorin 2018.

Të paktën ky duhet të jetë synimi në katër ndeshjet e mbetura në grup, një mision shumë i vështirë, duke llogaritur që dy përfaqësueset që janë të parat, Spanja dhe Italia, kanë një avantazh prej 7 pikësh ndaj kuqezinjve.

Me sa duket, kreu i FSHF-së kërkon të testojë nëpërmjet kësaj kërkese ambiciet që ka çdo trajner kandidat dhe bindjen te aftësitë e tij, për të bërë edhe më shumë se sa De Biasi. Trajneri i ri do të ketë mënyrën të tregojë vlerat e tij edhe gjatë Ligës së Kombeve dhe nëse do të bindë deri atëherë, do t’i ofrohet rinovimi edhe për edicionin e Euro 2020, kualifikueset e të cilit fillojnë në mars 2019.

Fjalët kyçe: Armando Duka

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bow Master Japan
  • Play Urban Basketball
  • Play Berry Rush