Duka sërish flet për vdekjen e babait të Mavrajt

Kreu i Federatës së Futbollit Shqiptar, Armando Duka ka pranuar se ka bërë gabim që ka dhënë lajmin mbi vdekjen e babait të Mërgim Mavrajt, duke thënë se ai këtë lajm e mori nga një shok i lojtarit në Gjermani.

Sport

30/03/2015 23:21

Gjithë populli shqiptar bashkë ndjeu me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, pas ndeshjes kundër Armenisë.

Kjo pasi kreu i futbollit shqiptar, Armand Duka, duke folur për SuperSport dha lajmin mbi vdekjen e babait të lojtarit.

Megjithatë, ky lajm u demantua më vonë nga vetë lojtari, babai i të cilit është shëndosh e mirë.

Duka, duke folur në Opinion të Klan’it, ka sqaruar se ishte një shok i Mavrajt nga Gjermania ai i cili i dha lajmin e rremë për vdekjen e babait të lojtarit.