Duka nuk shfaq interes për pikët ndaj Serbisë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka thënë se nuk i interesojnë shumë pikë nga ndeshja me Serbinë, duke shtuar se atij i interesojnë më shumë përmirësimi i kushteve për të zhvilluar një futboll normal.

Sport

20/10/2014 19:47

Armando Duka ka deklaruar se nuk i intereson një fitore në tavolinë e Shqipërisë me rezultat 3-0, në ndeshjen e ndërprerë ndaj Serbisë.

“Ne do të respektojmë çdo vendim që merr UEFA. Nuk më intereson se çfarë do të ndodh me pikët e takimit”.

“Më shumë më intereson përmirësimi i gjendjes dhe i kushteve për të zhvilluar një ndeshje normale”, përfundi Duka.

Vendimi nga UEFA për ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë do të mirret më 23 tetor.