Duka ka një lutje për Shqipërinë dhe Kosovën

Armand Duka, uron që Kosova dhe Shqipëria të mos përballen kurrë në mes vete, pasi vazhdon t’i konsiderojë një.

Sport

02/11/2016 14:33

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, uron që Kosova dhe Shqipëria të mos përballen kurrë në mes vete, pasi vazhdon t’i konsiderojë një.

“Shpresoj të mos luajmë kurrë me Kosovën, i konsideroj Një”, ka deklaruar Duka pasi ka marrë mirënjohje nga Ministria e Sportit e Kosovës për kontributin e dhënë për futbollin shqiptar, e mbi të gjitha për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës.

Ai ka shtuar se Shqipëria ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur për lojtarët që duan të luajnë për të, përfshirë këtu edhe ata nga Kosova.

Duka, ndër të tjera u shpreh se ka shumë besim tek ekipi përfaqësues i Kosovës, për të cilin është i bindur se në të ardhmen do të nxjerrë rezultate pozitive.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.