Duka: De Biasi – Xhaka, ky është ai që ka të drejtë! – Lajmi.net
Duka: De Biasi – Xhaka, ky është ai që ka të drejtë!
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Sport 8:14, 28 March 2017
Armand Duka e ka mbështetur selektorin e Shqipërisë, Gianni de Biasi.

Armand Duka përsëriti mbështetjen e tij për vendimet e trajnerit De Biasi. Ai thotë se suksesi i skuadrës mund të sigurohet vetëm përmes disiplinës dhe punës në grup.

“Nuk përkrah asnjë vendim individual, por se kush luan dhe kush jo, atë e vendos trajneri. Xhaka nuk është aktivizuar, por nuk ka ikur pa lejen e trajnerit nga ekipi. Trajneri i ka dhënë leje atij dhe përsa kohë trajneri nuk thotë që Xhaka ka thyer disiplinën, Federata s’ka si e dënojë”, deklaroi ai.

Presidenti i FSHF-së fajëson euforinë e europianit për gjendjen e skuadrës, por u shpreh optimist se ekipi po e tejkalon atë.

“Ekipi nuk ka të njëjtën performancë me atë para europianit dhe në europian. E kam thënë që duhet t’i japim fund festës dhe të rikthehemi me këmbë në tokë. Ne nuk jemi aq të mëdhenj. Ne mund të bëjmë rezultat duke djersitur shumë, duke dhënë më shumë sesa 100 përqind, duke bërë atë që bëmë para dhe gjatë Europianit. Kjo është ajo që skuadra nuk ka bërë mirë pas Europianit. Kam patur shumë dëshirë që ta fillonte kthesën me Italinë edhe me rezultat, se me lojë e bëri. Shpresoj që të fillojmë të marrim kthesën në ndeshjet e ardhshme”, u shpreh ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play iStunt 2
  • Play Bubble Trouble
  • Play Berry Rush