A duhet t’i lani dhëmbët para ose pas ngrënies së mëngjesit?

Logjika mund t’ju thotë që më së miri është t’i lani dhëmbët pas ngrënies së mëngjesit sepse do të hiqni gjithçka që ju ka mbetur në dhëmbë, apo jo?

Lifestyle

26/03/2016 14:28

Ndonjëherë, ndodh e kundërta: Është më mirë t’i lani dhëmbët para ngrënies, ose të prisni 30 minuta pasi të hani, transmeton lajmi.net. Ja pse.

T’i lani dhëmbët pasi të hani është mirë për të gjitha arsyet që mund t’ju bien në mend: i pastroni bakteret e ushqimit që sapo hëngrët. Nëse hani gjëra me shumë sheqer ose acidike si frutat, lëngje apo edhe shumë ushqime tjera mëngjesore që hamë zakonisht, është më mirë t’i lani dhëmbët para ngrënies.

Shmangni larjen e dhëmbëve pasi të pini pije acidike si lëngu i portokallit sepse kjo dobëson dhëmbët. Nëse po planifikoni të hani ose pini diçka acidike për mëngjes, sigurohuni që t’i lani dhëmbët para mëngjesit./lajmi.net