Duhet të tregoni kujdes të shtuar me fëmijët në këtë pikë

Ekspozimi i fëmijëve në droga si alkooli, duhani ose të tjera mund të ndikojë që ata ta përdorin në adoleshencë.

Lifestyle

31/07/2016 05:45

Fëmijët të cilët rriten në praninë e drogave, kanë më shumë gjasë për të qenë përdorues të tyre në adoleshencë ose në moshën madhore, pohon studimi.

Studimi i bërë nga Universiteti i Michigenit, ka treguar se efektet mund të jenë më të forta tek meshkujt dhe tek njerëzit me ngjyrë të bardhë, transmeton lajmi.net

Në studim janë përfshirë 15,000 fëmijë. Ata që ishin të ekspozuar ndaj këtyre substancave në moshë të hershme, kishin filluar ose kishin gjasë të fillonin përdorimin e tyre më shumë sesa ata që nuk ishin ekspozuar.

Profesorët këshillojnë që alkooli, duhani apo droga të tjera të mbahen larg fëmijëve dhe të mos konsumohen para tyre sepse kjo paraqet një situatë mjaft kritike për veset e tyre në të ardhmen.