Duhet të qeshni gjithmonë – ja cila është arsyeja shëndetësore

E qeshura mund të jetë e dobishme si dieta e mirë ose ushtrimet për pacientët me sëmundje të zemrës. E qeshura, nga e cila na dhemb barku, përmirëson qarkullimin e gjakut, zbulon hulumtimi më i ri.

Lifestyle

23/10/2016 23:10

Kur vullnetarët kanë shikuar pjesët qesharake nga filmi “There’s something about Mary”, enët e tyre të gjakut ishin të zgjeruara.

Por kur u kanë treguar pamjet stresuese nga filmi “Saving Private Ryan”, enët e gjakut i kishin të ngushtuara, dhe kështu është zvogëluar rrjedha e gjakut në zemër.

“Magnituda e ndryshimit të cilën e kemi parë pas të qeshurës, ishte e ngjashme me atë të cilën mund ta shohim pas ushtrimeve aerobike”, thotë profesori Micheal Miller nga fakulteti i mjekësisë i Universitetit Maryland.

“Është shumë e dobishme ta përfshijmë të qeshurën e përditshme si pjesë të mënyrës së shëndetshme të përgjithshme të jetesës në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.”

“Me fjalë tjera, të hani perime, të merreni me ushtrime dhe të qeshni mirë çdo ditë, por ashtu që t’iu dhemb barku,” rekomandon për fund Miller.