Duhet të pini më shumë lëng të qershive

Ekspertët e mjeksisë, çdo ditë bëjnë studime për të zbuluar se si natyra mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin tuaj dhe së fundmi ata kanë gjetur se konsumi i rregullt i lëngut të qershive mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme.

Lifestyle

09/10/2016 21:16

Thoni lamtumirë presionit të gjakut: 

Një studim i fundit i kryer nga një universitet në Mbretërinë e Bashkuar ka gjetur se konsumi i rregullt i lëngut të qershive mund të reduktojë ndjeshëm presionin e gjakut. Studiuesit besojnë se një gotë lëng qershie në ditë mund të ju largojë nga barnat.

Dhimbjet e barkut dhe gazrat:

Dhimbjet e barkut pas ushqimit dhe lirimi i gazrave, sigurisht janë pjesë mjaftë e bezdisshme, por ekspertët zgjidhjen për këtë problem e shohin pikërisht tek lëngu i qershive, i cili rregullon sistemin e tretjes dhe metabolizmin e acidit të urinës, transmeton lajmi.net

Lodhja dhe ushtrimet:

Lëngu i qershive, ndikon shumë pozivisht në qetësimin e muskujve dhe rritjen e energjisë së tyre. Studimi i kryer tek 20 vrapues ka treguar se ata që kishin pirë dy gota me lëng qershie para vrapimit, ndjeheshin më pak të lodhur dhe kishin më shumë energji.

Problemet me gjumin:

Nuk mund të flini? Atëherë me dy gota lëng të qershive në ditë, ju do të harroni pilulat për stimulimin e gjumit. Qershitë janë të pasura me burime të melatoninës, të cilat e rregullojnë kohën e gjumit dhe të zgjimit. Ata gjetën se qershitë rrisin disponueshmërisë së triptofanit, një aminoacid thelbësor dhe shenjë paralajmruese për serotoninën që ndihmon gjumin./lajmi.net