“Duhet të besojmë në ndonjë mrekulli”

Trajneri i Romës, Eusebio di Francesco, ka thënë se skuadra e tij duhet të besojë në një mrekulli për të eliminuar Barcelonën nga Liga e Kampionëve.

Sport

09/04/2018 18:35

Të dy këto takohen sërish nesër për të zhvilluar ndeshjen e kthimit në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në stadiumin ‘Olimpico’.

Ndeshjen e parë Barcelona e ka fituar me rezultat 4:1.

“Ne duhet të besojmë se mund të bëjmë diçka të rëndësishme”, ka deklaruar trajneri i Romës në konferencë për shtyp.

“Duhet të kemi shpresa, të besojmë deri në sekondën e fundit, të besojmë në ndonjë mrekulli”./Lajmi.net/