Duhanpirësit të prirë për alkool, muzikë të dhunshme dhe dembeli

Duhanpirësit e rinj kanë më shumë gjasa të përshkruajnë veten si “individualist”, që pëlqejnë muzikën e zhanrit “Alternative”, dhe vonohen më shpesh nëpër takime sesa kolegët e tyre jo-duhanpirës, thuhet në një sondazh të kryer nga YouGov, ku në hulumtim kanë intervistuar mbi 13.000 të rinj, shkruan Independent.

Lifestyle

29/10/2015 10:43

YouGov përdor të dhënat nga profilet e përdoruesve në YouGov, që përcjellë shijet e individëve në marka, media dhe sjellje në internet, në mënyrë që të hartojnë raportin, transmeton lajmi.net.

Duke krahasuar tiparet e personaliteteve të 3,000 duhanpirësve me 10,000 tjerë të moshës 18-34 vjeç që kurrë nuk kanë pirë duhan, ata arritën të zbulojnë disa dallime të rëndësishme.

Për shembull, 31 për qind e duhanpirësve të rregullt, kanë pranuar se janë të prirë të vonohen më shumë nëpër takime krahasuar me 20 për qind të jo-duhanpirësve. 58 për qind e tyre zgjohen natën për shkak të problemeve shëndetësore, kurse më pak se 71 e jo-duhanpirësve nuk ballafaqohen më këtë problem.

Duhanpiresit 2Shumë prej duhanpirësve duket se kënaqen më shumë kur shijojnë pijet alkoolike, për dallim nga jo-duhanpirësit të cilët me çdo kusht mundohen të shmangin alkoolin. 47 për qind e duhanpirësve të rinj janë pajtuar me këtë konstatim: “Kur pi, pi për tu dehur”.

Niveli i pirjes së duhanit në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë gjatë dekadave të fundit për shkak të rritjes së taksave mbi duhanin, fushatave kundër pirjes së duhanit si dhe me ndalimin e pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura, metoda këto që kanë rezultuar në rënien e numrit të duhanpirësve në më shumë se gjysmë që nga viti 1974.

Duhanpiresit 3Tani, rreth një e gjashta e popullatës së përgjithshme pinë duhan – 22 për qind meshkuj të rritur, dhe 17 për qind e grave të rritura.

Por sipas studimit thuhet se edhe muzika është një matës i mirë i karakterit të duhanpirësve dhe jo-duhanpirësve, derisa konsumuesit e mëdhenj të duhanit pranojnë se kanë edhe probleme tjera si pasiguria në jetë, nervozë të vazhdueshme dhe harresa.

Sipas profileve të duhanpirësve duke se pëlqejnë muzikë më të dhunshme dhe me tekste eksplicite siç janë Dr. Dre, Slipknot dhe Prodigy. (lajmi.net)