Duhanpirësit mund të kenë më shumë probleme me gjumë

Duhanpirësit mund të kenë më pak orë gjumë dhe të jenë më pak të pushueshëm pas gjumit se sa ata që nuk konsumojnë duhan, duke u bazuar në studimin Gjerman i cili studioi më shumë se 2,000 njerëz. Hulumtuesit të cilët punuan në këtë hulumtim, treguan për revistën Addiction Biology se prej 1,100 duhanpirësve të…

Lifestyle

10/03/2014 18:04

Duhanpirësit mund të kenë më pak orë gjumë dhe të jenë më pak të pushueshëm pas gjumit se sa ata që nuk konsumojnë duhan, duke u bazuar në studimin Gjerman i cili studioi më shumë se 2,000 njerëz.

Hulumtuesit të cilët punuan në këtë hulumtim, treguan për revistën Addiction Biology se prej 1,100 duhanpirësve të anketuar, 17 për qind kishin 6 orë më pak gjumë çdo natë dhe 28 për qin raportuan “gjumë të ndërprerë” gjatë natës.

“Studimi demonstron për herë të parë një pengesë të gjumit nga pirja e duhanit, krahasuar me ata që nuk e konsumojnë duhanin të cilët bëjnë një gjumë më të rehatshëm dhe kanë efekte psiqike më të mira dhe janë larg shumë rreziqeve shëndetësore”, tha Cohrs dhe kolegët e tij.

Gjetjet nuk mund ta dëshmojnë që duhani ndikon direkt në gjumë, përderisa duhanpirësit mund të kenë zakone të tjera të cilat mund të ndikojnë në mbylljen e syve të tyre, si për shembull qëndrimi deri natën vonë duke shikuar televizion ose duke lexuar, tha Cohrs.

“Nëse pini duhan dhe keni probleme me gjumë, kjo është edhe një arsye më e fortë për ta lënë duhanin” tha Cohrs.