Duet nga Albërie Hadërgjonaj dhe Eugent Bushpepa?!

Ndërsa ka pranuar se ka bërë këngë komercale për përfitime, këngëtarja kosovare Albërie Hadërgjonaj, i ka bërë një propozim të hapur Eugent Bushpepës.

ShowBiz

09/06/2015 11:00

“Duke dëgjuar Eugent Bushpepën, them se shpresa vdes e fundit. Genti, nëse e sheh këtë status, më thuaj a bëjmë një këngë për ata që duan vlera? Jam e bindur që do kënaqen…” – ka shkruar Albëria, e cila ka marrë menjëherë përgjigje pozitive nga këngëtari i rock-ut.