Duda fshin komentet e fansave të Unikkatilit

Si duket, reperi i grupit "Doube G Army", Duda, nuk mund të pranojë në Facebookun e tij komente nga ata që e shajnë apo kritikojnë.

ShowBiz

02/08/2015 21:26

Duda më herët e ka bërë një postim, për të cilin Lajmi.net kishte raportuar, ku i kishte kushtuar një status Unikkatilit.

Ky i fundit, në këngën e tij të re, thuhet se i ka kushtuar disa rreshta gjilanasit, shkruan Lajmi.net.

Pas raportimit tonë, Facebooku i Dudës është “bombarduar” me komente të fansave të Unikkatilit, të cilët kishin shkruar nga komentet kritikuese e deri tek sharjet e rënda.

Dhe këngëtari duket se nuk e ka duruar një gjë të tillë, duke fshirë të gjitha komentet që ishin kundër tij e pro Unikkatilit, pikërisht në atë postim.