‘Duda’ e Kinës rrahë brutalisht një 14-vjeçare (Video)

Një 14-vjeçare nga Nanchang, Kinë, u rrah brutalisht nga një vajzë tjetër më 25 shtator.

Fun

29/09/2015 10:02

Ndoshta ju kujtohet rasti në Kosovë, kur një vajzë me emrin Duda rrahu brutalisht një vajzë tjetër të shkollës së saj.

Një video tjetër që është bërë hit tashmë në internet shfaqë një tjetër vajzë duke rrahur brutalisht një vajzë të shkollës së saj.

Videoja shfaqë një 14-vjeçare duke u rrahur brutalisht nga një tjetër femër e moshës së saj, dhe kjo video është bërë hit në mediat kineze, transmeton lajmi.net.

Sulmi thuhet se ndodhi në një çati të një ndërtese në Kinë qendrore, raportoi People’s Daily Online. Policia është aktualisht duke e hetuar rastin, i cili ndodhi më 25 shtator.

Shikojeni momentin kur ‘Duda e Kinës’ rrahë bashkëmoshataren e saj: