Duart në zjarr për Gattuson

Portieri i Milanit, Christian Abbiati është i bindur se dy ish bashkëlojtarët e tij, Gennaro Gattuso dhe Christian Brocchi janë të pafajshëm pas akuzave për përfshirje në skandalin e ndeshjeve të kurdisura. Gattuso dhe Brocchi janë në mesin e personave nën hetim për manipulimin e disa takimeve nga Serie A, disa stinorë më parë. Por,…

Sport

19/12/2013 19:10

Portieri i Milanit, Christian Abbiati është i bindur se dy ish bashkëlojtarët e tij, Gennaro Gattuso dhe Christian Brocchi janë të pafajshëm pas akuzave për përfshirje në skandalin e ndeshjeve të kurdisura.

Gattuso dhe Brocchi janë në mesin e personave nën hetim për manipulimin e disa takimeve nga Serie A, disa stinorë më parë. Por, Abbiati është i bindur në pafajësinë e tyre.

“Gattuso dhe Brocchi? I vë duart në zjarr për ta. Kur kam lexuar lajmin jam rrëzuar nga ulësja, janë dy djelmosha të shkëlqyeshëm, kam parë gjithçka, kam lexuar gjithçka, kam shikuar edhe konferencat për shtyp, por jam i qetë, mëkat që krejt kjo ndikon tek imazhi i tyre”, deklaroi Abbiati gjatë një konference për shtyp.

Gattuso dhe Brocchi janë duke u hetuar nga prokuroria e Cremonas nën dyshimet se janë të përfshirë në skandalin e ndeshjeve të kurdisura ku është përmendur edhe emri i ish sulmuesit shqiptar, tani drejtor sportiv i Lazios, Igli Tare.