Duart janë të parat që tregojnë moshën e femrës, ja 5 këshilla për t’u dukur 10 vite më të reja

Me rutinë të kujdesit të lëkurës shumë femra për fat të keq e lidhin vetëm me fytyrën duke harruar pjesët e tjera të trupit si duart, këmbët, qafën etj.

Lifestyle

01/12/2017 20:40

Ndonëse lëkura e fytyrës është ajo më e holla dhe më delikatja, sipas ekspertëve të shëndetit, lëkura e duarve është po ashtu aq e ndjeshme dhe e para që tregon realisht vitet tuaja. Duart priren të plaken më shpejtë se lëkura në zonat e tjera të trupit ndaj Living do të ndajë me ju më poshtë 5 këshilla që do t’i bëjnë duart tuaja të duken dhjetë vite më të reja.
1.Larja
Larja me ujë të ngrohtë, ndryshe nga se është besuar, nuk i bën duart më të buta, përkundrazi. Lëkura priret të thahet e të ashpërsohet. Lajini me ujë të vakët ose të ftohtë me një solucion hidratues si vaj ulliri apo aloe vera.
2. Vishni dorashka
Lëkura e duarve është e ndjeshme ndaj faktorëve të jashtëm, duke përfshirë motin e ftohtë, kimikatet dhe ajrin e thatë. Vishni doreza për të mbrojtur duart tuaja në mot të ftohtë, ose kur bëni ndonjë punë dhe jeni në kontakt me detergjentët, dheun e luleve etj.
3. Hidratimi
Lëkura juaj ka nevojë për lagështi! Pini shumë ujë gjatë gjithë ditës të qëndroni të hidratuar nga brenda, dhe përdorni krem zbutës për të mbajtur lëkurën tuaj të butë dhe të mbrojtur nga jashtë. Vaji i kokosit është hidratuesi më i mirë natyral që mund të përdorni.
4. Mos harroni scrubin!
Një scrub i lehtë i përgatitur me sheqer dhe vaj ulliri mund të ndihmojnë në eleminim e lëkurës së vdekur duke i lënë duart tuaja të buta si të një bebi.
5. Përdorni krem mbrojtës
Njësoj si lëkura e fytyrës dhe ajo e duarve ka nevojë për mbrojtje pasi në këtë mënyrë do te ulni rrezikun e krijimit të njollave kafe.