Duart e papastra gjatë përgatitjes së ushqimit mund të çojnë në vdekje

Shumica prej nesh nuk e trajtojmë ushqimin siç duhet gjatë përgatitjes së ngrënies në kuzhinat tona, veçanarisht kur bëhet fjalë për larjen e duarve, sipas një raporti të studimit nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Ushqimore dhe Shërbimit të Inspektimit (FSIS).

Lifestyle

11/07/2018 17:39

Si rezultat, ne jemi duke vënë veten dhe familjet tona e gjithashtu mysafirët në rrezik për të kontraktuar sëmundje potencialisht serioze ushqimore të tila si salmonella, norovirusi dhe E.Coli, njofton raporti, transmeton Lajmi.net

Çdo vit, këto sëmundje dëmtojnë të paktën 48 milionë njerëz në SHBA, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Rastet e lehta kanë simptoma si ethe, të dridhura, dhimbje barku, diarre – që i imitojnë ato që lidhen me gripin kështu që shumica e njerëzve nuk e dijnë për çfarë bëhet fjalë dhe nuk e fajsojnë ushqimin por gripin.

Vetëm kur ka një shpërthim të përhapur dhe vdekjet raportohen në media – sëmundjet që vijnë nga ushqimi bëhen të njohura për publikun. Të paktën 128,000 njerëz janë hospitalizuar dhe rreth 3,000 vdesin nga sëmundjet ushqimore në SHBA çdo vit. Fëmijët dhe të moshuarit e gjithashtu njerëzit me sistem të dobësuar imunitar janë në rrezik më të madh.

Raporti i ri i FSIS bazohet në një studim të kryer së fundmi me parteritet me RTI Internatinal. Për studimin, studiuesit kërkuan në 383 persona në gjashtë kuzhina në zonat urbane dhe rurale të Karolinës së Veriut. Pjesëmarrësve iu kërkua të përgatisin ushqimet e turqisë dhe sallatë.

Duart e papastra sigurisht janë përplot mikrobe të cilat nëpërmjet ushqimin pastaj futen në organizmin e secilit dhe kështu ka të tilla të cilat jetojnë der në 32 orë e kështu dëmtojnë organizmin duke shkaktuar edhe sëmundje shumë të rrezikshme që mund të çojnë në vdekje./Lajmi.net/