Duar dhe këmbë të ftohta? Ja si ta zgjidhni këtë problem

Qarkullimi i dobët i gjakut njihet edhe si “vrasës i heshtur” dhe mund të shfaqet si pasojë e faktorëve të ndryshëm, përfshirë edhe aktivitetin e dobët fizik, hipertensionin, diabetin, pirjen e duhanit, abuzimin me drogat etj.

Lifestyle

02/11/2016 22:11

Simptomat me kohën zhvillohen dhe është mirë t’i njihni ato me kohë. Nëse keni probleme vetëm me qarkullimin e dobët të gjakut, atëherë ilaçet natyrale janë më të përsosurat për ta ndrequr këtë problem.

Konsumoni më shumë ujë
Është e domosdoshme të pini të paktën tetë gota ujë në ditë, pasi uji e përmirëson qarkullimin e gjakut, dhe në këtë mënyrë oksigjeni dhe vlerat tjera ushqyese barten në indet dhe organet tuaja. Veç kësaj, uji e përmirëson tretjen dhe qelizat.

Hudhra
Studime të fundit tregojnë se hudhra është thelbësore për shëndetin kardiovaskular.
Kjo pasi hudhrat e zvogëlojnë rrezikun e arterosklerozës, për shkak se e parandalojnë ndërtimin e stemave në arterie dhe e zvogëlojnë shtypjen e gjakut.

Vaji i peshkut
Acidët omega-3 që gjenden në vaj të peshkut ndihmojnë në heqjen e yndyrave në arterie dhe shkaktojnë qarkullim më të mirë të gjakut.

Xhenxhefili
Nëse konsumoni xhenxhefil rregullisht, ju do të parandaloni shumë sëmundje kardiovaskulare, pasi përbërësit e vet promovojnë qarkullimin adekuat të gjakut. /Telegrafi/