“Dua të transferohem te Man United”

Manchester United e ka në dorë transferimin e një lojtari.

Merkato

07/11/2018 14:52

Manchester United mund ta transferojë shumë lehtë Hirving Lozanon.

Mesfushori meksikan ka bërë të ditur se ai është tifoz i ‘Djajve të Kuq’ që nga fëmijëria, përcjell “lajmi.net”.

Lozano ka thënë se shpreson që një ditë të luajë në ‘Old Trafford’, andaj Jose Mourinho mund të lëvizë për të.

Mesfushori meksikan po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme te PSV-ja, andaj kjo mund të bëjë që Manchester United të tentoj transferimin e tij. /Lajmi.net/