Dua Lipa thotë se i ‘iku’ truri pas këtij veprimi të Lady Gagës

Dua Lipa tregon se çfarë i bëri Lady Gaga para se të dilte në skenën e "Grammy Awards" për ta marrë trofeun e fituar.

ShowBiz

12/02/2019 08:59

Dua Lipa përmes një statusi në Twitter ka treguar se ajo pranoi një puthje nga Lady Gaga dhe kjo gjë e bëri t’i ‘ndalet’ së funksionuari truri, shkruan lajmi.net.

“Po ashtu, Lady Gaga më dhuroi një puthje kur po ngritesha për të marrë çmimin “Artistja më e mirë e re” dhe ishte e mjaftueshme të më ndalet së punuari truri”, shkruan Dua.

Kujtojmë që Dua Lipa është shpërblyer me dy çmime në ceremoninë “Grammy”, atë për “Këngën më të mirë në zhanrin dance” dhe “Artistja më e mirë e re”. /Lajmi.net/