Dua Lipa do të performojë në një koncert të madh në Vjenë (VIDEO)

Me 24 qërshor Dua Lipa do të performojë hitet e saj për publikun austriak në festivalin e njohur “Donau Insel Fest”.

ShowBiz

19/05/2016 14:50

Si çdo vit edhe sivjet ky festival është krejtësisht pa pagesë.

Ashtu si në edicionet e kaluara në skenat e Donau Insel Fest-it do të performojnë dhjetëra këngëtarë e bende. Edhe këtë vit do të ketë atmosferë të ndryshme varësisht nga skena dhe muzika. Pra, adhuruesit e muzikës të të gjitha zhanreve do të mund të argëtohen sipas shijës së tyre.

Në këtë festival ka performuar edhe ylli botërorë me prejardhje shqiptare Rita Ora.

Donau Insel Fest mbahet në një hapsirë 4.5 kilometra të gjatë, ku vendosen bina të ndryshme në të cilat performojnë bende e këngëtarë të shumë, në të njejtën kohë.

Vitin e kaluar gjatë tri ditëve, festivalin e kanë vizituar  3.3 milionë persona.

Donauinselfest 2013, Hauptbühne 22.Juni 2013

Ky është njoftimi i Duas për koncertin në Vjenë.

YouTube player