Dua Lipa ‘shpërthen’ në lot dhe kjo është arsyeja
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është mëse aktive në rrjetet sociale.
ShowBiz
Përveç sukseseve në muzikë, ajo nuk ngurron të ndajë me fansat edhe ngjarje nga përditshmëria e saj, shkruan lajmi.net
Ajo ka postuar një fotografi në profilin e saj në Intagram, ku në shikim të parë, të jep përshtypjen së artistja 23 vjeçare po qan dhe duket sikur diçka po e mundon.
“Jam në mes të shijimit të kësaj menuje dhe nuk mund të marr frymë”- është përshkrimin që ia ka vënë fotos, e cila lë të kuptohet se ushqimi ishte tejet i shijshëm.
Përkundër artisteve shqiptare, Rita Orës dhe Bebe Rexhës, Dua nuk ishte e pranishme në “Victoria’s Secret Fashion Show”. /Lajmi.net/