Dua Lipa shpërblehet me çmimin për ‘muzikën më të mirë internacionale’ në Gjermani

Të premten është mbajtur ceremonia më e madhe e ndarjes së çmimeve në Gjermani.

ShowBiz

17/11/2018 08:09

Artistja e njohur shqiptare, Dua Lipa ka shënuar edhe një tjetër sukses në karrierën e saj muzikore, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi të publikuar në Instagram, Lipa bën të ditur se ka fituar edhe një trofe në Gjermani.

“Faleminderit për këtë mbrëmje të bukur. Shumë e nderuar të fitoj ‘International Music Award (Për muzikën më të mirë)”, shkruan ajo.

Dua pati një performancë të shkëlqyer në skenën e BAMBI Awards, duke interpretuar live hitet e saj të fundit.

Këngëtarja 23 vjeçare nuk ka të ndalur,  momentalisht mund të thuhet se është njëra nga femrat më të suksesshme në botë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqQlCAYBq6y/