Dua Lipa shpërblehet me çmimin “Kënga më e mirë e vitit” në ‘Brit Awards’

Dua Lipa, ka rrëmbyer çmimin për këngën më të mirë të vitit.

ShowBiz

20/02/2019 22:49

Këngëtarja shqiptare edhe këtë herë është shpërblyer me çmim në “Brit Awards 2019”, bashkë me Calvin Harris, shkruan lajmi.net.

Kënga “One Kiss”, e Dua Lipës në duet me Calvin Harris u zgjodh “Kënga më e mirë e vitit”.

Dua u ngjit në skenë për ta kënduar ‘live’ këtë këngë, pak para se të merrte çmimin, i cili vjen pas dy çmimeve ‘Grammy’ që ajo mori javën e kaluar.

Nga ana tjetër, Calvin Harris u nderua me çmimin ‘Producenti i vitit’ në mbrëmjen e “Brit Awards 2019”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BuHnG-9nw6b/