Dua Lipa shkëlqen edhe në “Bambi Awards”

Dua Lipa gjatë këtij viti ka qenë e pranishme në pothuajse çdo ceremoni që organizohet nga industria e muzikës.

ShowBiz

16/11/2018 22:25

Dua Lipa sonte është e ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Bambi”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja është ftuar të performojë në këtë ceremoni prestigjioze, ndërsa ka mahnitur me parakalimin në tapetin e kuq.

Ajo kishte përzgjedhur një fustan të gjatë me një stil më ndryshe prej atyre që kishte aplikuar në eventet tjera.

Kujtojmë që ditë më parë, Dua ka publikuar duetin me këngëtarin e njohur italian Andrea Bocellin. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqQX494BO0P/