Dua Lipa pushton zemrat e fansave në Belgjikë, sjell pamje nga koncerti

Destinacioni i fundit i saj për të kënduar ishte Belgjika.

ShowBiz

17/08/2018 13:40

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa për herë të fundit ishte në një koncert në Belgjikë, shkruan lajmi net.

Në imazhet e publikuara vërehet dukshëm se atmosfera ishte tejet e mirë e cila u shfaq e rrethuar nga fansat, që siç shihet nuk e linin të merrte as frymë.

Kjo dëshmon se Dua ka rrëmbyer zemrën e të gjithëve, ku lirshëm mund të thuhet se është një nga artistet më të suksesshme.

“Jam shumë me fat për të gjithë dashurinë dhe fansat e mi në të gjithë botën”, është një pjesë e shkrimit të saj.

Vlen të ceket se me 10,11 dhe 12 gusht Dua ishte në Prishtinë në ‘Sunny Hill Festival’ me ekipin e saj dhe familjarët.

Për çka u përfol ishte veshja kuq e zi dhe fjalët që tha për publikun shqiptar. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bmk6Lm4lz2G/?hl=en?&taken-by=dualipa