Dua Lipa pritet në Kosovë me puthje e përqafime nga ky person

Dua Lipa minuta më parë ka arritur në Kosovë.

ShowBiz

08/08/2018 17:10

Koncerti i saj që do të mbahet të premtën (10 gusht) në kuadër të “Sunny Hill Festival) është ngjarja më e përfolur e shoubizit këto ditë, shkruan lajmi.net.

Dua në udhëtim ishte shoqëruar nga i dashuri i saj, Isaac Carew dhe anëtarët e tjerë të ekipit të saj.

Këngëtarja u prit me puthje e përqafime nga vëllai i saj, Gjin Lipa, i cili duket se kishte ardhur më herët në Prishtinë.

Kujtojmë që përveç Duas, në festivalin “Sunny Hill” do të perfomojnë edhe Action Bronson, Martin Garrix e shumë artistë të tjerë shqiptarë. /Lajmi.net/