Dua Lipa pjesë e një projekti të “hi-tech” bashkë me Jaguar

Sukseset për Dua Lipën nuk kanë të ndaluar.

ShowBiz

20/08/2018 13:01

Përmes rrjeteve sociale ajo ka njoftuar se do të jetë pjesë e një projekti të teknologjisë dhe muzikës, shkruan lajmi.net.

Partner i këtij projekti është brendi “Jaguar”, ndërsa Dua është shprehur e emocionuar që është pjesë e saj.

“Unë jam shumë e ngazëllyer të ju tregoj për një projekt të “hi tech”, të muzikës dhe teknologjisë me të cilin jam duke punuar me @jaguar! Unë e di që ju do ta pëlqeni atë që po bëjmë dhe mezi pres ta lansojmë më 3 shtator! #paqe ?”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që më 10 gusht, Dua ka mbajtur koncert para fansave të saj në Prishtinë. /Lajmi.net/