Dua Lipa pjesë e koncertit bamirës në Londër

Këngëtarja Dua Lipa i është bashkuar koncertit bamirës në Londër.

ShowBiz

14/11/2018 09:08

Në Britani të Madhe do të mbahet koncerti për bamirësi, të cilën e organizon shoqata “Streets of London”, ku paratë e mbledhura do të shkojnë për të pastrehët, dhe në mesin e shumë artistëve të njohur do të marrë pjesë edhe Dua Lipa, shkruan lajmi.net.

Koncerti është planifikuar të mbahet në stadiumin legjendar të futbollit “Wembley” të kryeqytetit britanik dhe do të marrin pjesë edhe llie Goulding, Bastille, Mabel, Sigrid, Grace Carter, Jax Jones dhe Dermot Kennedy.

Shoqata në fjalë koncertin e llojit të tillë e organizon çdo vit dhe pothuajse çdo sezon arrin të mbledh shuma të mëdha parash./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BpsS4CZhwbO/