Dua Lipa për herë të parë performon në “Billboard Music Awards”

Sukseset e Dua Lipës nuk kanë të ndalur.

ShowBiz

24/04/2018 08:41

Këngëtarja çdo ditë njofton ndjekësit për arritjet e saj të reja, të cilat pak kush mund t’i arrijë në karrierë, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, Dua ka dhënë lajmin se është e ftuar të performojë për herë të parë në “Billboard Music Awards”.

Kjo gjë e ka bërë këngëtaren shumë të lumtur, andaj i ftoi të gjithë që ta përcjellin atë më datë 20 maj në NBC.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Dua Lipa është “IDGAF”, këngë kjo të cilën e solli në bashkëpunim me Calvin Harris, këngë e cila për javë të tëra qëndroi në krye të top-listave. /Lajmi.net/