Dua Lipa pas arritjes në “Grammy”: Ëndrra u bë realitet

Dua Lipa u bë shqiptarja e parë që fitoi dy çmime "Grammy".

ShowBiz

11/02/2019 09:37

Dua Lipa është emocionuar pasi arriti suksesin më të madh në karrierë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja shqiptare është shpërblyer me dy çmime “Grammy”, në kategorinë “Kënga më e mirë në zharin dance” dhe “Artistja më e mirë e re”.

Pas fjalimit emocionues në skenën e “Grammy”, Dua përmes një statusi në rrjete sociale ka falënderuar bashkëpunëtorët dhe u shpreh se ëndrra e saj u bë realitet.

“Unë jam artiste me dy çmime “Grammy” të fituara!!! Ju përulem  dhe jam mirënjohëse për këtë moment. Ju dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim dhe gjithë artistëve të pabesueshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr u bë realitet. FALEMINDERIT”!!, janë fjalët e Duas.

Për ndryshe, në  fjalimin e saj në skenën e “Grammy”, Dua Lipa tha se nuk ka rëndësi nga vjen, por duhet që secili t’i ndjek ëndrrat. /Lajmi.net/