Dua Lipa nuk e ndien të ftohtit, shfaqet e ‘nxehtë’ në bikini

Dua Lipa është këngëtarja shqiptare që po vazhdon të na bëjë krenarë në botë.

ShowBiz

08/12/2018 16:28

Dua Lipa së fundi ka publikuar disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram, me të cilat ka uruar shoqen e saj me rastin e ditëlindjes, shkruan lajmi.net.

“Urime ditëlindjen për motrën time më të mirë, Nathalie Ballout,  e cila më mungon shumë, sidomos sot. Ti më sjell shumë dritë dhe dashuri në jetën time. Të gjitha përqafimet dhe puthjet e botës.”, ka shkruar Dua.

Në njërën nga fotografitë me të cilat e uroi shoqen, këngëtarja shfaqet në bikini të bardha, me të cilat nuk i lë vend imagjinatës.

Kujtojmë që Dua Lipa gjatë ditës së djeshme është nominuar në dy kategori në “Grammy Awards”, atë për “Artisten më të mirë” dhe “Vallëzimin më të mirë në një këngë”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrIU_vaBLoz/