Dua Lipa nis provat për “Brit Awards”

Dua Lipa ka nisur provat për "Brit Awards", ku është e nominuar katër herë, në dy kategori.

ShowBiz

18/02/2019 08:33

Dua Lipa përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur që ka nisur provat për “Brit Awards”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja është e nominuar në dy kategori “British Single” dhe “British Video”, në secilën prej tyre garon me nga dy këngë.

“Në prova duke u përgatitur për “Brit Awards”, jam shumë e entuziazmuar!! Edhe 3 ditë”, ka shkruar Dua.

Kujtojmë që ceremonia “Brit Awards” mbahet të mërkurën, më 20 shkurt. /Lajmi.net/