Dua Lipa ngriti në këmbë publikun në Manila

Dua Lipa së fundi ka udhëtuar drejt Filipineve.

ShowBiz

14/09/2018 17:20

Pas koncertit që mbajti në Kinë, këngëtarja ka qenë e ftuar të performojë në Manila, shkruan lajmi.net.

Në këtë koncert, Dua po shoqërohej nga prindërit e saj, të cilët përmes rrjeteve sociale sollën pamje nga performanca e vajzës.

Publiku që ishin mbledhur për ta dëgjuar nga afër Duan ishte i pafund, kurse atmosfera ishte në kulm, derisa Dua Lipa performoi para fansave të saj.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Dua është “Electricity”, në duet me Mark Ronson dhe Diplon. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

Manila, that was one crazy night ???? @dualipa #dl1 @anesalipa

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa) on