Dua Lipa në Romë të Italisë për Skënderbeun, shkëlqen në të zezë

Dua Lipa aktualisht ndodhet në Romë të Italisë.

ShowBiz

19/11/2018 20:13

Dua Lipa  ndodhet në Romë të Italisë dhe atje ka shkuar për një arsye, shkruan lajmi.net.

Inva Mula, Erza, Genc Tukici, Eno Peci, Lorik Cana, Olen Cezari, Elhaida Dani, Ermal Meta dhe Ramë Lahaj do t’i bashkëngjiten Dua Lipës në koncertin që do të mbahet sonte atje.

Ata janë mbledhur në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, pasi me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Majlinda Dodaj, Papa Françesku do të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët do të shoqërohen nga autoritet e larta të Qeverise shqiptare dhe nga liderit e të gjitha besimeve fetare.

”Një nder i tillë për t’u ftuar në qytetin e Vatikanit për të festuar 550 vjetorin e heroit tonë shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe për të përmbushur Shenjtërinë e Tij, Papa Françeskun” ka shkruar Dua.

Dua Lipa i ka publikuar disa foto në të cilat duket elegante në të zezë./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqXzqRXhC2j/