Dua Lipa në reklamën e ‘Google Pixel’

Është muzika ajo e cila ndikon që shumë artisteve të njohura t'i hapen dyert edhe në shumë fusha të tjera.

ShowBiz

14/10/2017 12:35

Njësoj është edhe për këngëtaren kosovare me famë botërore Dua Lipën, e cila përveç suksesit që po tregon në muzikë ajo së fundi është shumë e pranishme edhe në reklama të brendeve të njohura, shkruan lajmi.net.

Pasi u bë imazh i markës “Partizia Pepe”, Dia Lipa është bërë pjesë edhe e telefonit të mençur ‘Google Pixel’.

Në kampanjën e “Pixel 2”, i është dhënë ‘theks’ të veçantë Dua Lipës si dhe janë marrë edhe pamje nga koncertet e saj.

Kujtojmë që Dua po shijon ‘kulmin’ e suksesit me projektin e saj ‘New Rules’ e cila për javë të tëra ka qëndruar në krye të top-listave botërore. /Lajmi.net/

YouTube player