Dua Lipa në lidhje me Marco Asensio? Ja çfarë thotë ajo

Dua Lipa kishte bërë hapjen e ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve në Kiev, që është luajtur ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit.

ShowBiz

29/05/2018 19:04

Pas një performance të shkëlqyer nga pop-ylli nga Kosova, mediet menjëherë kanë gjetur kohë për thashetheme, shkruan lajmi.net.

Ata kanë shkruar për një lidhje të mundshme dashurie ndërmjet Dua Lipës dhe lojtarit të Real Madridit, Marco Asensio.

Pasi mediat kanë shkruar vazhdimisht për këtë, më në fund Dua Lipa ka thyer heshtjen në Twitter nëpërmjet një “cicërime”.

“Nuk e kam takuar kurrë Marco Asension dhe duket e pamundur të ndodh, sepse agjenti im i cili është fans i Liverpoolit nuk do të më falte asnjëherë”, është shprehur ajo.

Siç duket, gjithçka rreth një lidhje të mundshme mes tyre ka mbetur vetëm spekulim. /Lajmi.net/