Dua Lipa në kampanjën e “FootLocker “

Nuk ka shumë kohë që u fut në tregun e muzikës së huaj, por depërtoi shpejt me sukses të jashtëzakonshëm.

ShowBiz

14/11/2017 11:51

Është kjo Dua Lipa këngëtarja nga Kosova e cila tashmë është emër i njohur në gjithë botën, shkruan lajmi.net.

Kënga e fundit “New Rules” i solli asaj suksesin që nuk e kishte paramenduar, kurse së fundi ajo u shpall artistja më e mirë e re në ceremoninë “MTV Europe Music Awards”.

Dua ka filluar të kërkohet edhe si imazh i brendeve të njohura, këtë herë është pjesë e kampanjës së “FootLocker” në të cilën u shfaq si zakonisht me shumë stil.

Këngëtarja këto ditë është pjesë e turneut të grupit Coldplay dhe për këtë arsye ajo nuk kishte mundur të ishte pjesë në “MTV EMA” për ta marrë çmimin që e fitoi. /Lajmi.net/

I sat down with @FootLockerEuForHer to talk all things fashion #approvedForHer #DuaLipaForFootLocker

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on