Dua Lipa në “Brit Awards” vishet me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Këngëtarja Dua Lipa dje (e mërkurë) në mbrëmja e madhe të ndarjes së çmimeve britanike të muzikës, “Brit Awards 2019” është veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

ShowBiz

21/02/2019 09:04

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, natën që lamë pas (e mërkurë) është shpërblyer me çmim në “Brit Awards 2019”, bashkë me Calvin Harris, shkruan lajmi.net.

Kënga “One Kiss”, e Dua Lipës në duet me Calvin Harris u zgjodh “Kënga më e mirë e vitit”.

Dua u ngjit në skenë për ta kënduar ‘live’ këtë këngë, pak para se të merrte çmimin, i cili vjen pas dy çmimeve ‘Grammy’ që ajo mori javën e kaluar.

Por ajo çfarë ka rënë në sy ishte fakti se këngëtarja shqiptare është veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, verdh e kaltër.

Dua ka veshur një fustan me ngjyrë të kaltër në të cilin shihen yje, e këpucët i ka të verdha./Lajmi.net/