Dua Lipa: Moda ka humbur një ikonë por vizioni juaj do të jetojë përgjithmonë

Ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare.

ShowBiz

19/02/2019 20:59

Stilisti i njohur, Karl Lagerfeld ka vdekur në moshën 85 vjeçare duke lënë pas një karrierë të bujshme profesionale, shkruan lajmi.net.

Për vdekjen e tij, ka reaguar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e cila thotë se moda ka humbur një ikonë.

“Pusho në paqe, Karl Lagerfeld. Kam pasur nderin t’ju takoj një herë në Paris. Moda ka humbur një ikonë por vizioni juaj do të jetojë përgjithmonë ❤️”, janë fjalët e Duas ndaj Lagerfeld. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BuEwkxnBjAV/