Dua Lipa: Mezi pres të ju shoh të gjithëve në Prishtinë

Dua Lipa është një nga këngëtaret kosovare që gëzon famë ndërkombëtare.

ShowBiz

09/07/2018 14:18

Këngëtarja së shpejti do të mbajë koncert në Prishtinë, madje këtë gjë e ka konfirmuar javë më parë, shkruan lajmi.net.

Dua performon në kuadër të festivalit “Sunny Hill” më 10 gusht në Gërmi, ndërsa janë bërë publik edhe çmimet e biletave të koncertit.

Në postimin e fundit në llogarinë e saj në Instagram, Dua ka paralajmëruar sërish koncertin në atdheun e saj.

“SUNNY HILL FESTIVAL! Mezi pres të ju shoh të gjithëve në Prishtinë ❤ merrni biletat tuaja në sunnyhillfestival.com”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/