Dua Lipa mahnitëse në kampanjën e re të “Adidas”

Dua Lipa është emër që çdo ditë po shijon suksese të reja në karrierën ndërkombëtare.

ShowBiz

22/10/2018 13:03

Dua Lipa së fundi ka njoftuar fansat se është pjesë e kampanjës së re të markës “Adidas”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka postuar disa imazhe në Instagram, në të cilat shfaqet tejet atraktive, teksa po reklamonte linjën e re të veshjeve “Adidas”.

Si çdo herë, në fokus ishin format bombastike trupore të këngëtares, për të cilat mori komente pozitive.

Kujtojmë që projekti i fundit i saj është “Kiss and Make Up”, në duet me grupin e famshëm korean “Blackpink”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BpOy0P4lsOw/?hl=en&taken-by=dualipa