Dua Lipa largohet nga Kosova, ky është destinacioni i radhës

Dua Lipa kishte arritur të mërkurën (8 gusht) në Kosovë dhe qëndroi plot katër ditë.

ShowBiz

12/08/2018 10:24

Arsyeja e këtij udhëtimi ishte festivali “Sunny Hill”, ku edhe performoi të shtunën pas mesnatës, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka kaluar çaste të mrekullueshme këto ditë sa ka qëndruar në vendlindje, ndërsa edhe mbrëmë ishte e pranishme në festival, ku u argëtua me hitet e artistëve që ‘ndezën’ skenën e “Sunny Hill”.

Mëngjesin e sotëm, Dua është larguar nga Kosova, duke marrë rrugë për në Hungari, për të qenë pjesë e festivalit “Sziget”.

Në InstaStory, ajo ka publikuar një video realizuar me efekte të “Snapchat”, në të cilën shfaqet nga avioni privat me të cilin po udhëton për në destinacionin e radhës. /Lajmi.net/