Dua Lipa kthehet në kohë, publikon video familjare në të cilën flet shqip

Dua Lipa e ka publikuar një video të realizuar në kohën kur ishte fëmijë, incizim në të cilin dëgjohet duke folur në gjuhën shqipe.

ShowBiz

14/01/2019 17:40

Këngëtarja Dua Lipa, ani pse karrierën po e zhvillon jashtë vendit dhe ka arritur të bëhet shumë e famshme, asnjëherë nuk e ka harruar prejardhjen, shkruan lajmi.net.

Jo vetëm në intervista, Dua edhe në llogarinë e saj në Instagram publikon shpesh imazhe ku e përmend Kosovën.

Së fundmi me ndjekësit  ke ndarë një video e cila është realizuar vite më parë. Në të Dua dëgjohet duke folur shqip.

”Duke folur në gjuhën shqipe dhe duke bërë një shfaqje të vogël para kamerës me beben Rina Lipa. Kush mund të mendoj se çfarë po them. Më mungon familja ime sot më shumë se kurrë më parë”, ishin fjalët e saj pranë videos./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BsnsjJVBXTL/