Dua Lipa ka nisur xhirimet për klipin e këngës ‘One Kiss’

Ditë më parë këngëtarja shqiptare Dua Lipa publikoi pa video bashkëpunimin me Calvin Harris.

ShowBiz

25/04/2018 09:53

‘One Kiss’ ani pse pa i realizuar klipin arriti të dëgjohet plotë 32 milionë herë nga ata që pëlqejnë se si dyshja këndojnë dhe jo si ata duken, shkruan lajmi.net

Mirëpo, pas sukseseve që ka arritur me këtë bashkëpunim, duket se ata kanë vendosur që t’ia realizojnë edhe klipin.

Këtë e bëri të ditur vetë Dua nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram e cila me gjasë është shkëputur nga xhirimet.

https://www.instagram.com/p/Bh95SvYlS-z/?utm_source=ig_embed

“One Kiss video”, ka shkruar ndër të tjerash 22-vjeçarja, që jeton dhe vepron në Londër.

Kujtojmë që ajo po vazhdon turneun e saj botëror ndërsa më 10 gusht do të peformojë para publikut shqiptar në kryeqytet, Prishtinë, saktësisht në parkun Gërmia./Lajmi.net/

YouTube player